Ombusmani i Kosovës: S’kemi arsye për të hetuar EULEX- Ballkan Magazine - 20 Dhjetor 2014
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2014, 16:28
Avokati i Popullit në Kosovë nuk është i kënaqur me respektimin e të drejtave të njeriut ndërsa shton se nuk sheh ndonjë arsye për të hetuar EULEX në lidhje me respektimin e këtyre të drejtave.
Në një intervistë telefonike në emisionin “Ballkan Magazine” të gazetares Linda Karadaku në RTV Ora News Sami Kurteshi tha “në Kosovë kemi një gjëndje stabile me ndonjë përmirësim të vogël por nuk jemi të kënaqur me respektimin dhe gjendjen”.
Qeveria e Kosovës me kryeministër Isa Mustafën dhe zv/ kryeministër të parë Hashim Thaçi do të fokusohen në realizimin e prioriteteve të caktuara nga ndërkombëtarët më shumë se në përmirësimin e situatës ekonomike të shqiptarëve të Kosovës.Këtë e parashikon analisti Belul Beqaj, i cili në një lidhje telefonike në emisionin “Ballkan Magazine” të gazetares Linda Karadaku në Ora News thotë se ndikimi i qytetarëve është më i vogël se ai i ndërkombëtarëve.