Rrugët në Zharrëz, banorët e dy fshatrave Kallm ankohen për gjendjen

Fier-Mungesa e infrastrukturës rrugore po i vështirëson jetën banorëve të fshatrave Kallm i Madh dhe Kallm i Vogël në Komunën Mbrostar në Fier. Investimet në infrastrukturë kanë mbetur vetëm premtime elektorale, ndërsa prej 20 vitesh gropa të mëdha dhe balta janë në dyert e shtëpive.Kryetari i Komunës Mbrostar shprehet se nuk ka fonde, dhe se prej 20 vitesh presin financim nga autoritetet.Ky segment lidh më shumë se 750 familje të fshatrave Kallm i Madh dhe Kallm i Vogël si dhe banorët e Komunës Zharrëz.