Kukës, ndihma ekonomike do të jepet brenda muajit dhjetor

Kukës-Pagesat e ndihmës ekonomike dhe Aftësisë së Kufizuar do të jepen brenda muajit dhjetor. Për t'iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në prag të festive.Shërbimi Social Shtetëror në bashkëpunim me Prefekturën e Kukësit, i kanë kërkuar njësive vendore që të hartojnë listat, për të bërë të mundur shpënrdarjen e pagesave brënda këtij muaji.Drejtori i Shërbimit Social në Kukës, shprehet se kjo është hera e parë që fondi vjen në kohën e duhur.Në skemën e Ndhmës Ekonomike në Qarkun e Kukësit janë të përfshira rreth 11 mijë familje, ndërsa më shumë se 2411 persona trajtohen me pagesë paaftësie.