Barzani viziton kurdët në malin e Sixharit
Presidenti kurd Masud Barzani ka vizituar sot malin e Sinxharit, një ditë pasi forcat e armatosura Peshmerga liruan zonën e marrë peng prej tre muajsh nga militantët e Shtetit Islamik.Një udhëheqës kurd deklaroi të enjten se luftëtarët kurdë të njohur si Peshmerga, luftuan gjatë gjithë rrugës për në malin e Sixharit për të shpëtuar më pas qindra persona të bllokuar nga militantët ektremistë.Pas betejave luftarake, ata ngritën shenjat e fitores në anën veriore të malit ditën e shtunë. Operacioni i muajit të kaluar, i mbështetur nga sulmet ajrore të SHBA, i dha fund ngujimit një mujor të qindra personave të komunitetit Jazidi, pakicë fetare në Irak, të cilët jetonin cdo ditë nën persekutimin e ektremistëve të shtetit Isamik.Barzani mbërriti në Sinxhar të dielën ku përshëndeti suksesin e frocave Peshmerga. Ai tha se forcat kurde do të vijojnë ofensivën e tyre, deri në çlirimin e plotë të qytetit të Sinxharit.Trupat Peshmrega nisën sulmin të mërkurën, ofensivë e cila coi në clirimin e një pjesë të zonës, ndërkohë që deri tani avionët luftarakë të SHBA kanë realizuar 45 sulme ajrore në mbështetje të tyre.Ishte pikërisht ngujimi i qindra personave në malin e Sinxharit, por edhe vrasja e qindra jazidëve ,që detyroi presidentitn amerikan Barak Obama të krijonte koalicionin ndërkombëtar dhe të niste sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik.