Rumania shënon 25 vjetorin e revolucionit për demokraci

Rumania ka shënuar të dielën 25-vjetorin e revolucionit të përgjakshëm , i cili pas betejave në rrugë çoi në rrëzimin e diktatorit komunist Nikola Çaushesku dhe bashkëshortes së tij Elena në dhjetor të vitit 1989.Lideri komunist i Rumanisë për 24 vjet ndoqi një politikë të ngurtë dhe të ashpër në vend, por të kombinuar me politikat e jashtme më të pavarura se çdo vend tjetër brenda paktit të varshavës.Ai ishte shpesh në kundërshtim me politikat e Moskës dhe ishte një nga udhëheqësit më të udhëtuar në bllokun lindor. Kryengritja kundër regjimit të tij filloi më 17 dhjetor të 1989 në Timishoara, 350 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Bukuresht.Më pas protesta masive shpërtheu  më 15 dhjetor, pas një urdhër dëbimi për një pastor me origjinë hungareze. Thuajse 100 persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën në Timishoara, vend i cili luftoi i vetëm për pesë ditë me forcat e Çausheskut, para se revolta të shpërthente në Bukuresht dhe qytete të tjera të vendit.Në Bukuresht është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të viktimave të revolucionit. Të afërmit thonë se ata do të vizitojnë varret e bijve dhe burrave të  tyre çdo ditë, në shenjë respekti për sakrificën e tyre. Më 21 dhjetor 1989, Çaushesku doli para popullit për të qetësuar turmën, por kjo nuk shërbeu për asgjë.Pasi u kapën në qytetin e Targoviste, Nicolae dhe Elena u gjykuan me 25 dhjetor nga një tribunë ushtarake për genocid dhe abuzim me pushtetin. Çifti u shpall fajtor dhe u dënua me vdekje, ekzekutim i cili u shfaq edhe në media.