Kukan lë Tiranën, marrëveshja pa firmë. Rama heziton, Basha: PS-LSI të jetë konstruktive
Tiranë- Marrëveshja që e kthen opozitën në kuvend është shumë afër por dhe shumë larg. Misioni Kukan, duket se e ka afruar grupin e të djathtës me Kuvendin por jo plotësisht, Edi Ramën për të firmosur marrëveshjen.Lideri demokrat por edhe Berisha e Mediu thanë se zgjidhja është afër por se mungon besimi tek mazhoranca. Basha foli për besim se përpjekja e europianëve do të përmbyllet me sukses ndërsa kërkoi nga mazhorancë të kontribuojë për këtë qëllim.Më herët kryetari i Kuvendit Ilir Meta, pas takimit me Kukan ftoi opozitën shqiptare të kthehet në parlament ndoshta për Krishlindje. Meta tha se cështja nuk është për të shmangur djegien e mandatave por për të krijuar një model politike gjithëpërfshirje.Negociatori për arritjen e një marrëveshjeje mes mazhorancës dhe Opozitës europarlamentari Eduard Kukan nisi herët takimet në Tiranë, por pa arritur të finalizojë një marrëveshje. Ai u larguar pak pas mesditës nga Tirana drejt Brukselit.Kukan takoi dhe kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe më pas u rikthye në selinë blu. Duket se 7 orët e qëndrimit në Tiranë nuk kanë mjaftuar që ti japiin fund këtij ngërci. Pas PD edhe PS do të mbledhë grupin parlamentar rreth orës 18 00 dhe pritet të mësohet dhe qëndrimi i mazhorancës për zgjidhjen e krizës politike pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëvee.Kryetari i PD-së në një dalje publike pas mbledhjes së grupit PD pasi përsëriti dy kushtet shprehu besimin se përpjekja e europianëve do të kurorëzohet me sukses ndërsa i bëri thirrje maxhorancës që të jetë pjesë konstruktive këtij procesi.Zhvillimet orë pas oreOra 15: 40 Basha: Maxhoranca te jete konstruktive Kryetari i PD-së në një dalje publike pas mbledhjes së grupit PD pasi përsëriti dy kushtet shprehu besimin se përpjekja e europianëve do të kurorëzohet me sukses ndërsa i bëri thirrje maxhorancës që të jetë pjesë konstruktive këtij procesi"Ne kemi marrë këtë përkushtim e angazhim kryesisht për interesat e shqiptarëve që meritojnë një demokraci parlamentare funksionale. Për këtë lypset angazhimi i palëve për të ndërprerë praktikat e dhunshme e antiligjore që sollën asgjesimin e jetës parlamentare dhe së dyti angazhimi për të bërë të mundur që këto kurrët të mos përsëriten përmes amendimit të legjislacionit dhe përkushtimit politik për të eliminuar një herë e mirë krimin nga parlamenti dhe të rikthehet kushtetuta dhe ligjshmëria në aulën e tempullin e demokracisë. Vullneti ynë ka qenë pozitivi , nuke e kemi kthyer në pazar kuajsh. Kemi kërkuar ndreqjen e këtyre shkaqeve. Jam i lumtur që kemi ndërgjegjësim qytetar por dhe të institucioneve ndërkombëtare, të cilët i falenderoj për kohën që na kanë dedikuar.Kam besim se me mbështetjen e tyre do ta tejkalojmë këtë sprovë të madhe të demokracisë dhe do të rikthejmë funksionimin normal të parlamentit."A do të ndodhë deri të mërkurën marreveshja?"Për ne është e rëndësishme të ndodhë sipas parimeve europiane. Jemi në proces negociatash dhe shpreh besimin se përpjekja do të kurorëzohet me sukses dhe i bëj thirrje maxhorancës që të jetë pjesë konstruktive e këtij procesi."Ora 15: 40 Berisha per Ramen:A do ju fusë shqelmin sic e ka shpirtin them se po megjithatë shohim Përmes një prononcimi për shtyp sapo doli nga mbledhja e grupit PD-së Sali Berisha la të kuptohet se kryesocialisti Edi Rama i cili po heziton dhe se varet nga ky I fundit nëse do ja fusë shqelmin siç e ka shpirtin."Shpreh mirënjohje për angazhimin e ndërkombëtarëve në zgjidhjen e një problemi tërësisht fondamental të funksionimit të demokracisë shqiptare. Është bërë një punë, siç na informoi kreu në mbledhje, dhe e vërteta është që në dukje palët janë afër por unë që e njoh mirë atë, unë ju garantoj ai është thimoksinë. E ka shumë të vështirë, ka një koncept rudimentar dhe armiqësor ndaj opozitës.E konsideroj bojktoin një mbrojtje të imponuar por mes demokracisë dhe bojkotiti zgjedh gjithnjë demokracinë, sepse duhet të mbrohet demokracia.Dy të dërguarit e PE kanë bërë një punë shumë serioze për t’i dhënë zgjidhje pa tendenca.Unë pranoj cdo vendim që do të marrë Këshilli i Partisë Demokratike, por cështjet janë të afruara shumë. A do du fusë shqelmin sic e ka shpirtin? Unë them se po. Megjithatë do të shofim!”Ora 15: 30 Berisha: Nëse s'ka marrëveshje s'duhet të thyejmë bojkotinNdërsa Berisha brenda grupit PD mësohet të ketë thënë: “Në rast se nuk ka marrëveshje nuk duhet ta thyejmë bojkotin. Duhet të konsultohemi me qytetarët. Për këtë vendim të mblidhen forumet drejtuese, edhe Këshilli Kombëtar i PD-së” , informon gazetari i Ora News, Everest Dedaj.Ora 15:00 Basha informon deputetët e PD-së: S'ka ende marreveshje “Nuk ka finalizim, negociatat do vijojnë dhe nesër me telefon me Fleckenstein. Nuk ka një vendim përfundimtar për negociatat.Deri tani gjërat janë pozitive dhe do njoftojmë për ecurinë “ mësohet t’u ketë thënë deputetëve të PD-së Lulzim Basha, informon gazetari i Ora News, Everest Dedaj.Ora 14:32 Kukan takon për herë të dytë Bashën, më pas mblidhet Grupi PDPas mbylljes së takimit të kreut të PD me eurodeputetin Kukan, në selinë blu ka nisur mbledhja e grupit parlamentar. Basha do të njohë deputetët me të gjitha diskutimet dhe negociatat, si dhe do të merret vendimi përfundimtar për tu kthyer në parlament, me 24 dhjetor, kur dhe është seanca e fundit për këtë sesion, duke mbajtur në këtë mënyrë në jetë dhe mandatet e tyre. Po sot do të mblidhet edhe grupi parlamentar i PS-së.Ora 12:04 Kukan rikthehet ne PD, pas takimit me Ramen e MetenPasi ka dëgjuar të gjitha palët politike, Kukan është rikthyer sërish në selinë blu, ku ka zhvilluar një takim të dytë me kryetarin e PD-së Basha.Nga selia blu ai ka dale ne oren 13:28.Kjo ka bërë qe edhe mbledhja e grupit parlamentar demokrat e parashikuar te mbahet 13:00 te shtyhet për në 14:30.Kukan takoi Ramen e Meten Ora 09:10. Pas takimit me shefin e opozitës Basha, eurodeputeti Kukan ka mbërritur në kryeministri ku ka zhvilluar për 40 minuta një takim me kryeministrin Edi Rama.[caption id="attachment_439920" align="alignnone" width="655"]
(Në foto: Kukan pas takimit me Ramën, përcillet nga deputeti Balla)[/caption]Në dalje të takimit Kukan nuk ka pasur prononcim për mediat, ndërsa i është drejtuar Kuvendit ku është takuar me kryeparlamentarin Ilir Meta,takim i cili ka përfunduar në 10:41.Meta: Shpresojmë në seancën e 24 dhjetorit opozita të jetë në Kuvend [caption id="attachment_439978" align="aligncenter" width="655"]
( Në foto: Meta-Kukan gjatë takimit në selinë e kuvendit )[/caption]Në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm ai ka mbërritur në selinë blu, ku për 50 minuta me radhë ka diskutuar me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.[caption id="attachment_439862" align="alignnone" width="655"]
(Në foto: Basha-Kukan gjatë takimit në selinë blu, 22 dhjetor 2014)[/caption]“Erdha të vazhdoj punë e nisur nga kolegu Fleckenstain. Ai shpreson në një marrëveshje të liderve politikë.Duhet reflektuar, se marrëveshja është shumë e nevojshme për vendin dhe integrimin europian” tha ai për median në mbyllje të takimit.I pyetur nga gazetarët nëse ka ndonjë dokument konkret mbi këtë marrëveshje politike që pritet të konkretizohet, Kukan refuzoi të japë një përgjigje.(Video: Kukan mbërrin në Tiranë, takohet me Bashën)