Protesta ne Majemi kundër vendosjes së marrëdhënive me Kubën

Qindra Kubanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës protestuan në Majemi kundër politikave të Presidentit Barak Obama për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike me Kubën. Protestuesit thane se politikat e Obamës vlerësojnë presidentin Raul Kastro, edhe pse Kuba mbetet ende në sistemin një partiak."Jam i lodhur nga kjo administrate, e cila ulet në tryezë me armiqtë tanë më të mëdhenj në të gjithë botën. Kjo është e para, dhe e dyta është se unë kam përgjegjësi të luftoj për lirinë e popullit kuban", tha politikani Carlos Curbelo i cili ndohej në tubim.Kurse senatorja Anitere Flores tha se nuk i kupton politikat e Obamës në kohën kur ai nuk lufton për liri dhe demokraci në kubë. Ajo i quan politika surprizë veendimet e fundit të presidentit amerikan për përmirësim të marëdhenieve të ngrira me Kubën pas më shumë se 50 vitesh.Ndërkohë për Barak Obamën normalizimi i marrëdhënieve me Kubën, do t'i japë shansin Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ndikojnë pozitivisht në ishullin komunist, duke i bërë thirrje Kongresit të lehtësojë embargon ekonomike të SHBA kundër Havanës.Në njoftimin e të mërkurës, Obama tha se raporti pozitiv mes Uashingtonit dhe Havanës dhe dhënia fund e armiqësisë historike nuk do të sillte ndryshime të shpejta, por në fund të fundit do të çojë në liri më të madhe për popullin kuban.