Ura në Kushovë të Gramshit lehtëson jetesën e 3000 mijë banorëve

Ndërtimi i urës në komunën e Kushovës në Gramsh i lehtëson lëvizjen 3 mijë banorëve të kësaj zone.Ura u ndërtua nga Forcat e Armatosura në kuadër të bashkëpunimit civilo-ushtarak, ndërkohë që në inagurimin e saj morën pjesë Ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri.Me ndërtimin e kësaj ure sipas ministres Kodheli i jepet fund mundimit të fëmijëve të kësaj zone për të shkuar në shkollë, por edhe lehtësohet rruga që bënin banorët për të komunikuar mes tyre.Ministrat premtuan se qeveria do të vazhdojë të mbështesë me projekte komunitetin gramshiot, i cili për vite ka qenë i harruar nga qeverisja e mëparshme.Pas ceremonisë së inagurimit, Ministrja Kodheli u nderua me medaljen "Nderi i Komunës Kushove'' me motivacionin '' Për përmirësimin e infrastrukrës në Kumunën Kushovë''.Po me këtë medalje u nderua edhe gjeneral Ylber Dogjani, i cili udhëhoqi punimet për ndërtimin e kësaj ure.