“Dosja Hudënisht”, PD kërkon kohën e 3 zyrtarëve për afera korruptive
Partia Demokratike, ka publikuar një dosje të plotë me dokumenta, për të faktuar sipas tyre paligjmërinë e prishjes së ndërtimeve në Hudënisht, që të realizohet projekti i quajtur "Rehabilitimi i bregut të liqenit të Ohrit dhe gjelbërimi përgjatë segmentit Lin-Pogradec".Demokratët kanë publikuar një letër të kryetarit të komunës, Durim Toska, drejtuar kryeminstrit Edi Rama, ku i shprehet shqetësimin, se prishja e ndërtimeve do të hapte një plagë sociale të pa riparueshme për zonën, por disa ditë më vonë, sipas tyre nën presion të qeverisë, ai ka ndryshuar mendje duke firmosur marreveshjen në shkelje të çdo ligji me Ministrinë e Turizmit, që i hapte rrugë prishjes së ndërtimeve.Gjithashtu, demokratët denoncojnë dhe praktikat me të cilat vepron Inspektoriati Urbanistik Kombëtar, që sipas tyre njoftimet bëhen në mënyrë verbale, ndërsa rasti më i mirë është kjo copë letër që i lihet në dorë pronarëve të objekteve që shkatërrohen.Mbi këtë e Partia Demorkatike i është drejtuar bashkësisë ndërkombëtare në Tiranë, ndërkohë që i ka bërë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të fillojë hetimet për të hedhur dritë mbi autorët e vertetë të kësaj afere, që sipas tyre ka sfond të qarte kriminal dhe korruptiv.“Kryeministrit i propozojmë te ndërmarrë dy veprime:Të ndërpresë procesin e jashtëligjshëm të iniciuar nga autoritetet shtetërore, të cilat po terrorizojnë prej dy javësh 53 familje dhe biznese me prishjen e pronave të tyre të ligjshme, në emër të të ashtuquajturit projekt “Për Rehabilitimin e bregut të liqenit të Ohrit dhe gjelbërimit përgjatë segmentit Lin-Pogradec” që thuhet se është iniciativë e Komunës Hudenisht dhe ta fusë atë në binarët e ligjshmërisë sikurse kërkojnë banorët e zonës.Për të treguar qoftë edhe pak dinjitet nga shteti që ai drejton, të shkarkojë zëvëndësministrin e Ministrisë së Turizmit, Kryetarin e Komunës Hudënisht dhe Drejtorin e INUK-ut Korçë si iniciuesit dhe zbatuesit e përpjekjeve për shkatërrimin e paligjshëm të banesave dhe pronave të 53 familjeve dhe bizneseve në Komunën Hudenisht.Ftojmë Prokurorinë e Pergjithshme të fillojë hetimet për këtë rast flagrant të shkeljes të Kushtetutës së vendit dhe ligjit për shpronësimet publike, për të hedhur plotësisht dritë mbi autorët e vertetë të kësaj aferë me sfond të qarte kriminal dhe korruptiv.” (Dokumentacioni i plotë mbi paligjshmërinë e qeverisë me prishjet e ndërtimeve në Hudhënisht sipas PD)