20 skulptorë prezantojnë punimet e tyre në Berat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2014, 16:27
Berat - Galeria e arteve, "Eduart Lear", ka hapur dyert për një ekspozitë tejet të veçantë.20 skulptorë nga mbarë vendi, kanë sjellë 66 punime sipas këndvështrimit të tyre për qytetin e Beratit.Drejtori i galerisë, Nezir Ago, u shpreh se kjo është një prej ekspozitave më të bukura të këtij viti.Veprat e prezantuara ishin kryesisht të karakterit dekorativ, historik, lirik, por dhe kompozime.Disa prej punimeve do të përzgjidhen për tu vendosur në pedonalen e re dhe në lulishten e qytetit./Oranews.tv/