Sfida e akullit, njëmijë banorë zhyten në liqenin e ngrirë në Alaskë

Më shumë se një mijë qytetarë të Alaskës u zhytën në një liqen të ngrirë , me qëllim mbledhjen e fondeve për Olimpiadën speciale të Alaskës.Shumë prej tyre ishin të veshur me kostume teska u hodhën në ujë, duke thyer akullin e liqenit Goose në Anchorage të Alaskës.Senatorja, Lisa Murkowski dhe senatori i sapozgjedhur Dan Sullivan, të shoqëruar nga familjet e tyre u hodhën në ujin e akullt të liqenit për të mbështetur atletët e lojërave speciale opimpike të vendit të tyre.Shumica e guximtarëve që u hodhën në liqen, qëndruan vetëm disa sekonda para së të dalin në bregun e tij. Pjesa më e madhe e tyre deklaruan se do të bëjnë sërish një gjë të tillë vitin e ardhshëm.Sipas informacioneve të mediave lokale, eventi ka akumuluar 347 mijë dollarë.