Kukës, rinisin reshjet e dëborës, nuk raportohen zona të izoluara

Mëngjesi i së dielës ka rikthyer reshjet e dëborës në zonat e thella malore. Fshatrat e zonave të Shishtavecit, Kalisit, Grykë Cajës, Zapodit dhe Arrnit në Kukës si dhe Lekbibaj në Tropojë janë zbardhur nga dëbora, edhe pse reshjet nuk kishin intensitet të lartë.Reshje të lehta dëbore ka patur edhe në Kalimash, por nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit.Ndërsa Policia Rrugore bën të ditur se situata aktualisht është lehtësisht e menaxhueshme, por drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes gjatë orëve të para të mëngjesit dhe orëve të vona në natës për shkak të ngricave.