Daçiç mes “stuhisë” së akuzave, Qeveria serbe në krizë

Kryeministri serb, Ivica Daciç, e ka parë veten në mes të stuhisë mediatike pas akuzave që e lidhin atë me trafikun e drogës, duke lënë të kuptohet se zgjedhjet e përgjithshme nuk janë shumë larg.Por lideri socialist ka nxituar të mohojë se ka pasur diçka të dyshimtë në takimet e tij me trafikantin e drogës Rodoljub Raduloviç, të njohur dhe si Misha Banana, në periudhën 2008–2009. Akuzat nga Partia Socialiste për partnerët e koalicionit kanë rritur hipotezat se partia më e madhe serbe ajo progresiste do të përjashtojë Daçiç dhe të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.“Autoritetet kompetente shtetërore, do të veprojnë në bazë të ligjit, dhe do të bëjnë gjithçka për të zbardhur krimet në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë betejë nuk duhet dhe nuk do të ketë persona të mbrojtur, pavarësisht emrit që kanë, mbiemrit apo funksionit”, vlerësoi ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vuçiç.