Anëtarsimi i Serbisë në BE, Kaçin: Data varet nga dialogu me Kosovën
Për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian në muajin qershor, Serbia duhet të vazhdojë dialogun me Kosovën dhe të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar, ka deklaruar të martën nga Beogradi raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin."Raundi i pestë dhe i gjashtë i bisedimeve midis kryeministrave Ivica Daçic dhe Hashim Thaçi nuk është për fotografi, por që të dyja palët të tregojnë se janë të përkushtuara për të ardhmen", ka thënë Kacin.Thaçi dhe Daçic kanë zhvilluar deri tani katër raunde bisedimesh. Takimi i radhës është parashikuar për 19 shkurt.Bisedimet, të ndërmjetësuara nga kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë si dhe avancimin e tyre në procesin e integrimit evropian.