Pasaporta shqiptare për kosovarët, Lunaçek: PE, i shqetësuar rreth kësaj çështje
Një ditë pas zhurmës së mediave kosovare, premtimi i Kryeministrit Berisha për paisje të shtetasve të Kosovës me pasaporta të Republikës së Shqipërisë, është komentuar edhe nga deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportues për Kosovën, Ulrike Lunacek, e cila ka shprehur shqetësimin duke thënë se edhe Parlamenti Evropian është i shqetësuar rreth kësaj çështje, por nuk ka dashur të komentojë më shumë, duke thënë se nuk është në dijeni se kush ka biseduar për këtë çështje me qeverinë shqiptare.Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportues për Kosovën, Ulrike Lunacek, gjendet në Kosovë për prezantimin e Rezolutës për Kosovën, të miratuar vetëm disa ditë më parë nga Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian.Ajo vlerësoi se është bërë progres i madh në Kosovë që nga viti i kaluar në rrugën drejt BE-së, duke deklaruar se Rezoluta kërkon nga 5-shja e BE-së, ta njohin pavarësinë e Kosovës. Korrupsioni dhe krimi i organizuar, sipas saj mbetët ende shqetësuese për BE-në, prandaj autoritetet kosovare duhët t’i luftojnë më shumë këto dukuri dhe të fokusohen në zhvillimin ekonomik.Eurodeputetja Lunacek në konferencë për media ka vlerësuar si pozitiv dialogun e zhvilluar mes Presidentes së Kosovës Atifete Jahjagës dhe atij serb, Tomislav Nikoliç.Sipas saj, edhe Serbia ka arritur progres sa i përket çështjes së IBM-it dhe ka shprehur bindjen se do të shënon progres edhe sa i përket doganave.Mirëpo, eurodeputetja, ia ka bërë të qartë Serbisë se pa shpërbërjen e strukturave paralele në veri të Mitrovicës nuk do të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE.Lunacek, ka shtuar se Qeveria e Kosovës duhet t’i zgjat dorën serbëve të veriut sepse sipas saj, Zyra Administrative nuk është e mjaftueshme.Duke folur për 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovës, si, Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro, ka sqaruar se Raporti i Komisionit Evropian kërkon nga 5 këto shtete që sa më parë ta njohin pavarësinë e Kosovës.Korrupsioni dhe krimi i organizuar, sipas Lunacek mbetët ende shqetësuese për BE-në, prandaj me këtë rast ka kërkuar edhe një herë nga autoritetet kosovare që t’i luftojnë më shumë këto dukuri.Eurodeputetja, ka komentuar edhe skandalet e fundit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke thënë se është kompetencë e EULEX-it që të zbulojë dhe të shohë se çfarë ka ndodhur me paratë, t’i shqyrtojnë dëshmitë, dhe t’i gjej personat përgjegjës për këtë rast.Ndryshe, një delegacion i komisionit evropian, po qëndron sot në Kosovë, për të dorëzuar raportin rreth vlerësimi të punës së institucioneve vendore në përmbushjen kritereve për liberalizim të vizave.Delegacioni i lartë i Komisionit europian që ka mbërritur në Kosovë është takuar me Ministren e Integrimit, Vlora Çitaku, Ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, Ministrin e Brendshëm, Bajram Rexhepi dhe zyrtarë të tjerë të zyrës së BE-së dhe EULEX-it, në Kosovë.