Mediat:Kosova përjetësisht me viza?

Kosova nuk pritet të gëzojë të drejtën për të hyrë në listën e bardhë të vendeve të Shengenit këtë vit, e që do të nënkuptonte heqjen e regjimit të vizave.Kështu vlerësojnë analistë kosovarë, ndërkohë që pak shpresa për këtë japin edhe përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës.Pavarësisht se Kosova e ka marrë udhërrëfyesin tetë muaj më parë, zyrtarë të Qeverisë në vazhdimësi e kanë paraqitur 2013-ën si vitin kur Kosovës do t’i jepet drita jeshile.Ndërkohë në Ministrinë e Integrimeve Europiane shfaqen të matur. Zëvendësministri Gëzim Kasapolli ka deklaruar për Express se gjithçka do të varet nga vlerësimi i dytë i KE-së sa i përket përmbushjes së kritereve. Vlerësim ky që pritet të jepet në qershorin e këtij viti, e për të cilin në MIE vetëm besojnë se do të jetë pozitiv.Por vlerësimi i parë i KE-së sa i përket përmbushjes së kritereve nuk ishte aq shpresëdhënës për Kosovën. Aty ndër të tjera Kosova, respektivisht heqja e regjimit të vizave të saj, paraqitet si rrezik për sigurinë e brendshme të BE-së.Ndër fushat kryesore ku Kosova ka ende shumë punë për të bërë u renditën lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, riatdhesimit si dhe ri-integrimit.Pavarësisht një pjesë të fajit, për vlerësimin negativ të Kosovë në fushën e drejtësisë, Kasapolli ia hedh edhe Misionit europian për sundim të ligjit.Me vlerësimet e këtij të fundit ndërkaq nuk pajtohet as njohësi i integrimeve europiane, Shenoll Muharremi.Për më tepër ky i fundit është i bindur që kosovarët deri në 2015-ën as që mund ta mendojnë heqjen e vizave.“Nëse Qeveria e Kosovës nuk i përshpejton ndërmarrjen e reformave të kërkuara, kam frikë që viti 2015 vetëm shihet në horizont nga ky raport”, tha Muharremi për Express.Ai gjithashtu shpjegoi se Kosova është larg përmbushjes së kritereve ngase gjendet ende në fazën e parë te kritereve të BE-së të dhëna në udhërrëfyes.“Për liberalizim të vizave është udhërrëfyesi edhe është vlerësimi i Komisionit Europian, këta të fundit e kanë bërë vlerësimin e parë dhe e keni parë vetë sa masat ligjore duhet të ndërmarren për të kryer fazën e parë, pastaj kur kryhet kjo fazë vazhdohet me zbatim të këtyre ligjeve edhe të masave të tjera. Ne jemi ende në fazë të parë të përmbushjes së kritereve të udhërrëfyesit. Ne ende nuk i kemi përmbyllur kriteret për riatdhesim, nuk kemi sistem për riatdhesim të qëndrueshëm të të kthyerve”, shtoi ai. Ndërkohë ndër problemet kryesore ai renditi mungesën e vullnetit të ekzekutivit për të përmirësuar mangësitë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.“Ne problemin me korrupsion s’kemi pas vetëm te pasaportat, por edhe kemi pas dyshime në procesin e ri-integrimi me fond të ri-integrimit. Kështu që korrupsioni është çështje e shtrirë shumë horizontalisht në Kosovë edhe në anën tjetër ne nuk po shohim që ka vullnet politik në Kosovë, por as që po investohet edhe financiarisht në reformimin e sistemit të drejtësisë, qoftë nëse marrim shembuj strategjinë antikorrupsion, e cila është aprovuar pa buxhet në Kuvend”, tha Muharremi.Të gjithakëto sipas tij, lënë pak shpresa për kosovarët që të përmbyllin shpejt procesin e liberalizmit të vizave, siç pretendonin përfaqësuesit e Qeverisë.Këta të fundit ndërkaq pritet që sot të marrin edhe zyrtarisht raportin e parë me vlerësimet e KE-së, për punën e tyre drejt përmbushjes së kritereve.Raporti pritet të dorëzohet nga një delegacion i lartë i KE-së që do të takohet me Ministren e Integrimit, Vlora Çitaku, Ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, Ministrin e Brendshëm, Bajram Rexhepi dhe zyrtarë të tjerë të zyrës së BE-së dhe EULEX-it, në Kosovë.