Lunaçek, bën thirrje për luftimin e korrupsionit në Kosovë
Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportues për Kosovën, Ulrike Lunacek, vetëm pak ditë pasi Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi Rezolutën për Kosovën erdhi në Prishtinë për ta prezantuar atë.Ajo vlerësoi se është bërë progres i madh në Kosovë që nga viti i kaluar në rrugën drejt BE-së, duke deklaruar se Rezoluta kërkon nga 5-shja e BE-së, ta njohin pavarësinë e Kosovës. Korrupsioni dhe krimi i organizuar, sipas saj mbetët ende shqetësuese për BE-në, prandaj autoritetet kosovare duhët t'i luftojnë më shumë këto dukuri dhe të fokusohen në zhvillimin ekonomik. Eurodeputetja ka vlerësuar si pozitiv dialogun e zhvilluar mes Presidentes së Kosovës Atifete Jahjagës dhe atij serb, Tomislav Nikoliç.Lunacek ia ka bërë të qartë Serbisë se pa shpërbërjen e strukturave paralele në veri të Mitrovicës nuk do të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE."Ka vende në Bashkimin Evropian që ia kanë thënë edhe Serbisë që pa shpërbërjen e strukturave paralele nga Kosova, sidomos ato të sigurisë, nuk ka asnjë mundësi që të merr datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE",."Në raportin tim përsëri ju bëj thirrje 5 shteteve anëtare që ta njohin Kosovën, posaçërisht Spanja e cila është më e vështira për momentin për ta njohur Kosovën dhe e përshëndesim faktin që komisioni ka thënë që marrëveshja për Stabilizim-Asocim është e mundur.Korrupsioni dhe krimi i organizuar, sipas Lunacek mbetët ende shqetësuese për BE-në, prandaj me këtë rast ka kërkuar edhe një herë nga autoritetet kosovare që t'i luftojnë më shumë këto dukuri."Një çështje tjetër që është tejet me rëndësi në vendin tuaj edhe në tjerat vende por sidomos në vendin tuaj është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Autoritet kosovare duhet të bëjnë më shumë në këtë fushë dhe të punoj për avancimin e ekonomisë, sidomos punësimin e të rinjve, në mënyrë që të këtë më shumë investime dhe qytetarët duhet ta kenë të qartë se korrupsioni nuk është pjesë e lojës", tha Lunaçek.