Krimi në Selitë, Ymeri akuzohet për vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes
Tirane- “Vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes së nevojshme” kjo është akuza që prokuroria ka ngritur për Flamur Ymerin i cili akuzohet për vrasjen e 2 të rinjve në banesën e tij në Selitë më 17 dhjetor 2014.Mbi 45- vjeçarin i cili pritet të dalë para gjykatës sot për vlerësimin e masës së sigurisë, është ngritur dhe akuza për “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.Prokuroria kërkon arrest me burg për të dyshuarin si autor të vrasjes së Ervin Shabës dhe Adnan Lulit.Përveç hetimit për grabitje prokuroria po heton dhe një konflikt të mundshëm për çështje parash me fajde mes Ymerit dhe familjes së Ervin Shabës, njërit prej të rinjve të vrarë.Në vilën e Ymerit të njohur si biznesmen në fushën e ndërtimit mesditën e së enjtes u bë një riekspertim nga ana e grupit hetimor për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes./Oranews.tv/