Nishani: Të shmanget krijimi i kastës së të pasurve dhe të varfërve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2014, 08:32
Tashmë e kthyer në një traditë në ambjentet e Pallatit të Kongreseve është organizuar balloja presidenciale e bamirësisë me rastin e festave të fundvitit. Të pranishëm ishin personalitete të ndryshme të politikës, artit e kulturës, përfaqësues të medias, sportit etj.Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në fjalën e rastit kërkoi kujdes dhe solidaritet nga shteti e shoqëria për ata që janë në mjerim.Kreu i Shtetit theksoi se duhet shmangur krijimi i dy republikave: asaj të kastës së të pasurve dhe të popullit që zhytet në skamje."Balloja shqiptare" e fundvitit zë fill që në vitet ‘30.