Australi, nëna arrestohet për vrasjen e 8 fëmijëve
Nëna e 7 prej 8 fëmijëve të gjetur të vdekur në banesën e tyre në Kernz të Australisë është arrestuar për akuzën e vrasjes.Policia thotë se 37 vjeçarja po merret në pyetje nga policia por ende nuk janë ngritur akuzat.Ajo është gjetur në shtëpi e plagosur pranë trupave të 8 fëmijëve. Ndërkohë që pritet të bëhet autopsia e trupave të fëmijëve të vrarë.Shtatë prej fëmijëve të vrarë, të cilët ishin të moshave 18 muajsh deri në 14 vjeç, ishin motra dhe vëllezër, ndërsa i teti ishte kushërira e tyre, mbesa e gruas.Duke konfirmuar arrestimin, njjë zyrtar i policisë së qytetit tropikal në verilindje të Australisë, Kernz, Bruno Asnicar tha:"37-vjeçarja, nëna e 7 fëmijëve është arrestuar dhe po mbahet në ruajtje në spital. Në këtë moment ne nuk po kërkojmë njeri tjetër”


