ARMO rrezikon jetën e banorëve e mjedisit, operon në kushte jashtë standardeve

Ballsh- Banorët e fshatit Lavdan në Ballsh kërcënohen çdo ditë nga vdekja për shkak të nivelit të lartë të ndotjes nga rafineritë e naftës të kompanisë "ARMO" në pronësi të binzesmenëve azerbajxhanas.Shtëpitë e banueshme janë shumë afër rafinerisë dhe përballen me ajër të ndotur dhe të dëmshëm për shëndetin.Djegia e karburantit krijon struktura benzenike, që mjekët e vlerësojnë si kancerin në mushkëri.[caption id="attachment_438660" align="alignnone" width="655"]ballsh Shikoni si mbetjet e naftes se rafinerise se ARMO-s derdhen ne perrua[/caption]Duken si skena filmi të ndërtuara nga imagjinata, por e vërteta është që në mes të ditës afër shtëpive të jetë ky gaz dhe avull që siç shihet në këtë pamje ka shkatërruar jo vetëm ambjentin dhe bimët por edhe njerëzit.[caption id="attachment_438661" align="alignnone" width="655"]ballsh 2 Gazi dhe avulli nga perpunimi i Rafinerise shkarkohet ne ambient. Ballsh, 19 dhjetor[/caption]Nga kultura e papërgjegjshmërisë dhe pandëshkueshmërisë kanë përfituar edhe për të vendosur stacionet e gazit të rrezikshëm, të pozicionuar vetëm pak metra larg banesave.[caption id="attachment_438662" align="alignnone" width="655"]stacion gazi ne Ballsh Impiantet e gazit te rafinerise se ARMO-s ne Ballsh, te ndertuara prane banesave[/caption]Banori i fshatit Lavdan, Bektash Skënderi, thotë se në këtë zonë kanë munguar investimet edhe pse duhet të ishte konsideruar si zona më e pasur.Banorët janë të varfër deri në palcë dhe të kërcënuar nga ndotja masive ku sipas Skënderit 70% e tyre kanë rezultuar me karbon në gjak.“Me këto rrugë që jetojmë jemi në kushte skandaloze. Kërkojmë e vërteta të dalë. Shikoni ndotjen e fshatit tonë. Analizat që kemi bërë 2- 3 vjet tregojnë se 50 -60 % e banorëve janë me karbon në gjak. Familja ime është shtruar 3-4 herë në spital me karbon në gjak” u shpreh ai për gazetaren e Ora News. Por çfarë ndodh në këto rafineri të naftës?Në 24 orë qarkullojnë 100/150 autobote. Këto auotbote shkarkohen në këto stacione që duken si të improvizuara, pa standarde bashkëkohore dhe kushte të kontrolluara pune.Shikojeni efektin nga ky shkarkim në kushtet të tilla. Askush nuk mendon për pasojat në shëndet.Skandali vazhon, kjo është derdhja e naftës në këtë përrua afër rafinerisë.Kur kamionët e mëdhenj drejtohen për t`u peshuar lënë këtë tymnajë pluhuri.Rrugët e Ballshit janë të shkatërruara, ndërhyrjet në infrastrukturë nuk kanë rezistuar për shkak të këtij fluksi qarkullimi, jo të automjeteve të zakonshme, por të autobotëve që furnizohen në puset e natës në Patos apo Marinzë.Nuk është e vështirë të dallosh gjurmët e natës në këtë orë të mbrëmjes teksa autobotët lëvizn lirshëm ditën dhe natën.Ato shkojnë në puset e naftës dhe në mënyrë të beftë fikin dritat për të mos u dalluar nga kamera televizive që e shohin se po dokumenton katastrofën që ata shkaktojnë.Rojet e sigurisë nuk të lejojnë të filmosh nga afër se në çfarë kushte bëhen shpimet dhe ngarkimi i tyre, për ta çuar sërish këtë ngakesë edhe gjatë natës për në rafineritë e tyre. Megjithatë pasojat e dëmeve janë të dukshme me sy të lirë në mes të ditës, në mes të rrugës, përpara dhe brenda shtëpive të banorëve të pafajshëm që u duhet të thithin mbetje nafte dhe karboni.[caption id="attachment_438665" align="alignnone" width="655"]ballsh ndotja Ndotja e ujit prane stacionit te shkarkimit te autoboteve, Ballsh 19 dhjetor 2014[/caption][caption id="attachment_438677" align="alignnone" width="655"]bashll Rafineria e ARMO-s ne Ballsh[/caption] [caption id="attachment_438678" align="alignnone" width="655"]armo Autobotet me nafte te rafinerise ARMO[/caption][caption id="attachment_438663" align="aligncenter" width="655"]Bektash skenderi Bektash Skënderi, banori i fshatit duke denoncuar ndotjen e mjedisit[/caption]