Spanjë, kërkon të hedhë në erë selinë e partisë në pushtet
Madrid- Një person është arrestuar nga policia pasi është përpjekur të hyjë në zyrat qendrore të Partisë Popullore spanjolle në Madrid, me një makinë të ngarkuar me bombola gazi dhe lëndë plasëse.Ai ka përplasur makinën në dyert kryesore të godinës rreth orës shtatë të mëngjesit, por është ndaluar nga forcat e sigurisë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke iu frikësuar një sulmi terrorist, dhe personi është arrestuar pa mundur ta shpërthejë makinën.Personi është identifikuar si një biznesmen vendas, Daniel Berlanga, 37 vjeç, i cili ka bërë përgjegjëse partinë e kryeministrit Mariano Rahoj për problemet ekonomike të biznesit të tij. Policia i ka kërkuar stafit të qendrojë larg godinës deri sa të kryen hetimet, ndërkohë që rreth saj të gjitha rrugët janë bllokuar dhe boshatisur.