Australi, 8 fëmijë gjenden të vdekur në shtëpi

Tetë fëmijë kanë mbetur të vrarë ndërsa nëna e shtatë prej tyre është plagosur rëndë, në qytetin tropikal në verilindje të Australisë, Kernz.Sipas raportimeve më të fundit të policisë lokale, shtatë prej fëmijëve të vrarë, të cilët ishin të moshave 18 muajsh deri në 14 vjeç, ishin motra dhe vëllezër, ndërsa i teti ishte një i afërm i tyre.Ndërkohë që nëna, 37 vjeç, ka marrë ndihmën e parë nga policia pasi kishte plagë të rënda nga goditjet me thikë.Kryeinspektori i policisë bëri të ditur se rrethanat e ngjarjes ishin ende të paqarta, por besohet se trupat e pajetë janë gjetur nga vëllai i madh i tyre 20-vjeçar, pasi ishte kthyer në shtëpi.Australia është prej ditësh në gjendje alerti pas ngjarjes në qendër të Sidneit ku dy persona humbën jetën pasi ishin marrë prej 16 orësh nga një emigrant iranian bashkë me dhjetra të tjerë. Kryeministri austrlian, Toni Abot, e quajti ngjarjen një krimin të paprecedent, në këto ditë të errëta për vendin.Hetuesit nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme nga ajo që ka ndodhur, por fqinjët dhe të afërmit e kanë hedhur poshtë pistën se ka qenë nëna autorja e krimit, pasi e përshkruajnë atë si mjaft të dashur me fëmijët. Policia ka marrë në pyetje disa njerëz, përfshi edhe një burrë të parë pranë shtëpisë disa orë më parë, por nuk ka asnjë të dyshuar për momentin dhe nuk ka kryer ende asnjë arrestim.australi_79832702_ed8f9620-b23b-4477-928a-a20928281505_79832700_487ad10a-f903-460c-82cd-c804c88d499b