Skandali, Luksemburgu do të dorëzojë dosjet e evazorëve

Skandali i koorporatave ndërkombëtare të cilat regjistronin qendrat e tyre në Luksemburg për të paguar më pak taksa, duket se po merr përmasa edhe më të mëdha.Komisoni Europian ka vendosur ta zgjerojë hetimin edhe në vende të tjera përveç Luksemburgut, ndërkohë që autoritetet në vend kanë pranuar t'u dorëzojnë më shumë të dhëna hetuesve.Komisioni Europian ka nisur hetimet këtë vit për të vërtetuar nëse kompania amerikane tregtare Amazon dhe prodhuesi italian i makinave, Fiat, kanë përfituar padrejtësisht ndaj konkurrencës duke regjistruar selitë e tyre në Luksemburg, ku taksat koorporative janë më të ulta.Kryeministri Ksavier Betel ka pranuar se ishte pikërisht vendimi i hetuesve për të zgjeruar veprimin e tyre edhe në shtete të tjera të Europës që ka bindur Luksemburgun të dorëzojë të dhëna më të detauara, përfshi edhe nëj lsitë të plotë të kompanive që kanë përfituar nga rregullat dhe ligjet lehtësusese për koorporatat.Deklarata e kryeministrit Betel është mirëpritur nga komisionerja e Bashkimit Europian, Margret Vestager, e cila shoprehu besimin se Luksmeburgu dhe shtete të tjera do të bashkëpunonin në luftën kundër evazionit fiskal.Dukati i fundit i mbetur në botë, është kritikuar së tepërmi një muaj më parë pasi në media të ndryshme në kontinent u raportuan praktikat e ndjekura nga enti i taksave në vend. Në qendër të tyre u vu edhe Zhan Klod Junker, i sapoemëruar si shefi ekzekutiv i Komisionit Europian, pasi për vite me radhë ka qenë kryeminstër i Luksmeburgut./Oranews.tv/