Arrestohet Dorian Duli, "polici i rremë" i kërkuar nga Belgjika
Një 36 vjeçar i kërkuar për vrasje mbetur në tentativë, mbajtje të lëndeve narkotike, vjedhje, dhe armbajtje pa leje në Shqipëri por edhe një sërë grabitjesh në Belgjikë është arrestuar dje nga policia e shtetit.Dorjan Duli banues në Shkodër është arrestuar në flagrancë du ke ekzekutuar vendimin penal Nr.122, Datë 12.12.2014, të Gjykatës për Krimet e Rënda Tiranë, për « Lejimin e ekzekutimit të letërporosisë të ardhur nga autoritetet e drejtësisë Belge ».Tentoi te arratisejNë momentin e mbërritjes në shtëpi Duli ka tentuar për tu larguar nga ana e prapme e banesës. Ai është kapur në flagrancë, me tre armë zjarri pistoletë të Tipit TT, pistoletë Tip CZ, pistoletë me Mulli, një armë gjahu Superpost.Iu gjeten paisje sherbimi policieGjithashtu, iu gjeten paisje sherbimi policie, si : jelek antiplumb, jelek policie, pranga, shkop gome, një tabelë me mbishkrimin Ministria e Rendit Publik-Policia Rrugore, tre krehëra me fishekë, dy pako me nga 30 copë fishekë kalibër 9 mm, si dhe 50 copë fishekë kalibër 12 mm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Anetar i nje grupi kriminal qe vepronte ne BelgjikeNë një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai deklaroi se dyshohet se ky shtetas është pjesë e një krupi kriminal që ka kryer vjedhje me armë si jashtë dhe brenda vendit, grup i cili u godit në muajin Tetor 2014 në bashkëpunim me autoritetet Belge. Po ashtu dyshohet që ky shtetas të këtë precedentë të rëndë kriminalë dhe në shtetin grek”.Gjithashtu gjatë kontrollit në ambjentet e brendshme dhe të jashme të banesës u gjetën 13.000 euro të prerjeve të ndryshme, 700 mijë lek të reja, disa ora dore të shtrejta, unaza argjendi, disa aparate telefoni celulare të llojeve dhe markave të ndryshme, kamera dhe aparate fotografike të markave të ndryshme, automjet Tip Land Krysler, me Targë AA 354 JN, automjet Wolcvagen Golf-4, me Targë AA 481 JP, një motorçikletë prodhim kinez LK-110-2, pa targa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale. Materialet ne Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, neni 278/5 K.Penal.Materialet e sekuestruara ne banese