Ndërtimet pa leje, Kuvendi ul dënimin me 3 vjet burg
Tirane- Parlamenti miratoi pas debateve ndryshimet në Kodin penal sipas të cilave nëse ndërton pa leje do të dënohesh me 3 vjet burg. Para votimit pati debate cka detyruan riformulim të amendamentit Nga 5 vite burg, dënimi u reduktua në 3 për ata që ndërtojnë pa leje.Ndryshimet në Kodin Penal për të dënuar më burg këdo që ndërton pa leje, për pak kanë lëkundur shumicën solide të 84 votave të së majtës.Fitilin e kundërshtive e ka ndezur deputeti socialist Ben Blushi, që është ndjekur me pas edhe nga Fatmir Xhafaj dhe Spartak Braho.
Ben Blushi: Ka gjoba administrative, por ne shkojmë direkt në burg.Fatmir Xhafaj: “Kur bëhet fjalë për ndërhyrjen në një kod duhet të jemi të kujdeshëm”Spartak Braho: Nuk do ta votoj këtë amendament nuk janë formuluar në mënyrë profesionale”Kjo ka detyruar kryeministrin Edi Rama që të tentojë të bindë me një fjalim prej më shumë se 20 minutash të kërkonte me ngulm votimin e ndryshimeve në ligj, duke premtuar se do të shohë mundësinë për rishikuar për pezullimin e ndërtimeve deri në zgjedhjet e ardsme vendore, një çëshjte për të cilën, LSI, ka ngritur shqetësim.Edi Rama:“Është vullneti i parlamenti i shprehur në ashpërsimin e sanksioneve”Por fjalët e shefit të qeverisë, pak kanë bindur socialistin Ben Blushi icily vijoi replikat me kryeministri,Ben Blushi: “Pa dashur të kthej në polemikë, që fjala burg më shqetëson, jo vetëm mua por shumicën këtu, dhe po e përdorim pak si pa masë kohët e fundit. Nuk besoj se burgu është mundësia më e mirë për të korrektuar. E kanë provuar 50 vjet shqiptarët. Kush thyente ligjin shkonte në burg, nuk jemi më aty Ka instrumenta të tjerë shteti didaktik, verbal pastaj gjoba dhe pastaj burgu për t’i korrektuar.”Edi Rama: Vërejtja nuk është origjinale. Ka kohë që e bën me zë të lartë e zhurmë të madhe opozita për përdorimin e më tepër të fjalës burg. Unë dua që çdo gjëje ti vihet fjala që ka. Nuk bëhet fjalë për të futur në burg që ditën e parë dikë që ndërton pa leje, por për t’i dhënë fund historisë që vazhdon prej 25 vitesh, është çerek shekulli i humburKundërshtitë, duket se kanë detyruar edhe kreun e LSI-, Ilir Meta të tëntonte të bindë deputetet e tij. Kryeparlamentari dhe deputeti i LSI-së Spartak Braho u panë në të njëjtën kohë të bisedonin në telefon, dhe ky u fundit u dëgjua në sallë të përdorte vite burg.Shumica vendosi të riformulojë ligjin, por duke kundërshtuar sërish variantin fillestar të qeverisë. Nga 5 vite burg, dënimi u reduktua në 3 për ata që ndërtojnë pa leje.Në provën e votave, ndyrshimet e kaluan me 84 të shumicës dhe 1 kundër të opozitarti Nard Ndoka. Edhe ndryshimet në ligjin për Gjykatën e Lartë dhe Nëpunësi Civil patën të njëtën votim.Kuvendi ndryshoi edhe ligjin e BSH, që lejon që në Këshillin Mbikqyres të Bankës së Shqipërisë të ketë edhe anëtarë me shtetësi të huaj.