Mali i Zi arreston tre trafikantë armësh, lidhje me organizata terroriste kolumbiane

Policia malazeze ka arrestuar tre persona pasi akuzohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për konspiracion dhe shitje të armëve ushtarake ndaj rebelëve kolumbianë.Pas një hetimi disa mujor, autortitet malazeze bënë të mundur arrestimin e dy shtetasve rumunë, Cristian Vintila, 44 vjec dhe Virgil Flaviu Georgescu, gjithashtu 42vjec, kurse personi i tretë është Italian, Massimo Romagnoli, 43 vjec.Tre personat akuzohen nga një gykatë amerikane se kanë komplotuar vrajsen e policëve dhe punonjësve amerikanë dhe kanë siguruar burime nga rebelët kolumbinë të quajtur Forcat Revolucionare të Armatosura të Kolumbisë ose FARC.Dejan Gjuroviç, kreu i zyrës së Interpolit me qendër në Podgoricë të Malit të Zi, tha se sipas aktakuzës nga një gjykatë e Nju Jorkut, këta persona akuzohen për krijimin e një organizate kriminale të trafikimit të armëvë kontrabandë, me qëllimin shitjen e tyre organizatave të huaja terroriste, mes tyre forcave të aramtosura revolucionare të kolumbisë, me qëllim vrasjen e shtetasve amerikanë në kolumbi.Gjuroviç tha se urdhërarresti ndërkombëtar u lëshua pasi të tre personat mbërritën në Malin e Zi dhe tashmë ata janë në paraburgim , në pritje të ekstradimit drejt SH.B.A.Sipas prokurorëve amerikanë, FARC është furnizuesi më i madh në botë i kokainës dhe anëtarë të kësaj organizate kriminale kanë vrarë dhe rrëmbyer shumë amerikanë , në shenjë hakmarrje për ndihmën e SHBA ndaj operacioneve të Kolumbisë kundër kokainës dhe trafikantëve të saj.Gjuroviç tha operacioni ishte një bahskëpunim I policisë dhe prokurorëve malazezë me autoritetet përkatëse në Uashington, dhe Romë, por edhe me policinë runume.