Greqi, Tsipras : Europa nuk duhet të trembet nga Syriza
Lideri kryesor i opozitës greke Alexis Tsipras deklaron se Europa dhe tregjet nuk kanë asnjë motiv për tu trembur nga një qeveri e drejtuar nga partia Siriza. Ardhja në pushtet e Sirizas ka shkaktuar ankth dhe panik në Bashkimin Evropian, pasi partia ka dekalruar qartë se nësë vjen në pushtet, do të ndërpresë çdo marrëdhënie me huadhënësit europianë, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe do të ndërpresë gjithashtu programin e reformave shtrënguese të qeverisë aktuale të kryeministrit Antonis Samaras.Por, Tsipras tha se ai dhe partia e tij nuk janë një kërcënim, dhe nëse vjen në pushtet, do të negociojë një zgjidhje miqësore për ekonominë e Greqisë."Syriza dhe demokracia nuk janë një kërcënim për Greqinë apo për Evropën. Madje ne jemi shpresa për daljen nga kriza. Vitet e fundit u provua se politikat e kurismit kanë dështuar, tani Greqia ka nevojë të eksperimetojë të kundërtën e planeve të europëes, të provojë ekperimetin e rritjes ekonomike, kohezionin social dhe demokracinë.Partia e majtë, më e madhja opozitare në Greqi, kryeson në sondazhet e opinionit publik, por edhe dështimi i raundit të parë dje në parlament për zgjedhjen e presidentit të propozuar nga kryeministri antonis samras, ka rritur shpresat dhe pritshmëritë për ardhjen në pushtet të partisë siriza. Nëse zgjedhja e presidentit dështon në dy ranundet e mbetura, praktikisht me 23 dhe 29 dhjetor, vendi shkon në zgjedhje të parakoshëme. Kreu i Sirizas tsipras thotë se qeveria e samaras do të bjerë pasi populli kërkon zgjedhje të reja."Unë nuk mendoj se çdo gjë mund të ndryshojë rezultatin, sepse asgjë nuk mund të ndryshojë pakënaqësinë e popullit grek për politikat e tanishme. Ajo që shihet qartë në parlament është shprehje e disharmonisë mes vullnetit të popullit dhe politikave të qeverisë.Qeveria e kryeministrit grek Antonis Samaras nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për të zgjedhur presidentin e ri të vendit në raundin e parë të votimit parlamentar. 160 deputetë votuan në favor të kandidatit të qeverisë Stavros Dimas, 135 votuan kundër dhe pesë abstenuan.