Dhoma Turke e Tregtisë, hapet për herë të parë në Shqipëri

Biznesi turk që operon në Shqipëri por edhe ato që janë të interesuara të vijnë tashmë do të kenë një Dhomë Tregtie e cila do ti orientoj më mirë.Ministri turk i Ekonomisë inaguroi hapjen e dhomës turke të Tregtisë në TiranëHapet Dhoma Turke e Tregtisë në Tiranë e cila do të jetë një mbështetje më shumë për biznesin turk, ndwrkohw presidenti i saj u zgjodh H ashmet Kurum. Në inagurimin e Dhomës së Tregtisë mori pjesë edhe ministri turk i Ekonomisë Nihat Zeybekci, i cili e përcaktoi Dhomën e Tretisë si një mundësi më e madhe bashkëpunimi.“Dhoma e Tregtisë do të jetë një pikë kontakti midis Shqipërisë dhe Turqisë për biznesin.Ne e konsiderojmë Shqipërinë vend unik pasi kemi marrëdhënie të vjetra dhe e kemi treguar se së bashku mund të realizojmë gjëra të bukura.Shqipëria ka mundësi të mëdha ekonomike dhe ne gjithmonë e më shumë po këshillojmë investitorët turq që të vijnë këtu.”Zv.ministrja e Ekonomisë Brunilda Paskali e cilësoi hapjen e Dhomës së Tregtisë Turke në Shqipëri një mbështetje më shumë për biznesin turk.Hapja e Dhomës së Tregtisë Turke në Shqipëri do jetë një mundësi më shumë për të informuar bizneset në lidhje me sektorët më me potencial për investime.