Bojkoti i Opozitës, Rakipi: Përsëritje e shëmtuar e akteve të mëparshme

“Bojkoti i Opozitës është një përsëritje e shëmtuar e akteve të mëparshme”. Kështu ka deklaruar në studion e “Tonight Ilva Tare”, Drejtori i Përgjithshëm i RTV Ora News, Ylli Rakipi.“Demokracia në Shqipëri në këto vite, që nga vitet 1990 është një përplasje jashtë institucioneve sesa brenda institucioneve, sidomos jashtë parlamentit. Nuk ka rëndësi të themi se kush e ka bërë shpikjen i pari për të qënë jashtë parlamentit, te dyja forcat e kanë përdorur këtë sa herë iu është dashur dhe janë përpjekur të kenë benefite politike jashtë institucioneve. Kjo tregon qe demorkacia është në një stad qesharak, dhe në parametra në nivele të ulëta dhe nuk bëhet fjalë për ekzekutimin e këtij sistemi dhe vlerave që në përpiqemi të shkojmë. Kjo e fundit është përsëritje e shëmtuar e akteve të mëparshme. Sigurisht që kjo qeverisje ka problematikat të rëndësishme, por opozita nuk është se do luftojë ato. Duhet të merret me problematika të verteta, por kërkon që nëpërmjet elementëve të tilla ta lëre edhe palën tjetër pa qeverisur, nëse ka ndërment të qeverisë”, tha Rakipi.Duke iu referuar edhe bojkotit që ka pasur PS kur ka qenë në opozitë, Rakipi tha se në vendin tonë njëra palë nuk jeton dot në opozitë.“Të njëjtën gjë bëri PS, bojkotin. Se në Shqipëri këta janë dhe këta i marrin vendimet, dhe nuk shkon dot Shqipëria në Perëndim, nuk ta pranon njeri Shqipërinë në Perëndim, s’ka lidhje me Perëndimin. Këta i bëjnë të gjitha punët dhe i bëjnë në këtë mënyrë. Duhet të themi që ne realitetin tonë politik, njëra palë nuk jeton dot në opozitë, cilado qoftë ajo”, u shpreh Rakipi.Ndërsa për Pedagogun Mark Marku,-“ mungesa e opozitës në parlament nënkupton krizë, pasi deputetët janë aty me vota të qytetarëve dhe ky bojkot është një veprim jo i duhur.”I të njëjtit mendim ishte edhe analisti Arjan Vasjari:“Mbarimi i mandateve të deputetëve për opozitën con drejt krizës, por cështja e bojkotit nuk duhet të banalizohet. Shqipëria nuk përmbush një kriter kryesor, atë të dialogut, që është edhe një nga kriteret e Kopenhagenit.”Edhe analisti dhe gazetari Aleksandër Çipa e shikon bojkotin e opozitës, si jo të arsyeshëm, sipas tij nëse do të vazhdohej me bojkot do të riktheheshin polemikat e munguara brenda PD.