Ambasada Gjermane: Nuk ka azil ekonomik
“Nuk ka azil ekonomik në Gjermani” Kështu ka deklaruar ambasada e Gjermanisë në vendin tona, pas lajmit se 600 shqiptarë do të udhëtonin drejt Gjermanisë.Në një deklaratë të Ambasadës Gjermane në Tiranë thuhet se po ndiqet me shqetësim emigrimin ilegal i shqiptarëve, i cili prej një viti është në një nivel shumë të lartë.Po ashtu Ambasada Gjermane thotë se është e vetëdijshme për vështirësitë ekonomike që kanë shqiptarët, por së bashku me partnerët e BE mbështesin Shqipërinë për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.Deklarata e Plotë“Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë po ndjek me shqetësim, imigrimin ilegal të shqiptarëve për në Gjermani, i cili prej një viti është në një nivel shumë të lartë. Kohët e fundit duket se janë përhapur thashetheme me qëllim për të nxitur shqiptarët të udhëtojnë jashtë vendit duke iu servirur atyre fakte të rreme.Të gjithë ata, të cilët çojnë ndër mend të paraqesin kërkesë për azil në Gjermani, duhet të dinë se: Kushtetuta dhe ligjet e shtetit tonë parashohin të drejtën për azil për t’ju ofruar mbrojtje qytetarëve, të cilët janë të kërcënuar nga përndjekja në vendet e tyre të origjinës. Por në të kundërtën, kush dëshiron t‘i shpëtojë një situate të vështirë ekonomike, nuk ka të drejtë për azil.Thashethemet, sipas të cilave, për shtetasit shqiptarë ekzistojnë shanset për të përfituar azil politik dhe mundësitë për t’u punësuar, janë të pavërteta.Kërkesat për azil të shqiptarëve në Gjermani ose në një shtet tjetër anëtar të Bashkimit Evropian praktikisht refuzohen në shumicën dërrmuese të rasteve. Njëkohësisht procedurat janë përshpejtuar ndërkohë, kështu që brenda një kohe të shkurtër pason rikthimi vullnetar ose në rast nevoje dëbimi.Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen e vështirë ekonomike të shumë njerëzve në Shqipëri. Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, së bashku me partnerët tanë në Bashkimin Evropian, ne e mbështesim Shqipërinë për përmirësimin e kushteve të jetesës të të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të saj dhe për të për të ecur përpara në procesin e përafrimit në EU. Zgjidhja për shtetasit shqiptarë, që kanë nevojë për mbrojtje, nuk qëndron në një procedurë pa shpresë azilkërkimi në Gjermani, por në një jetë më të mirë në Shqipëri dhe në një Shqipëri me të ardhme evropiane.”