Obeziteti tashmë aftësi e kufuzuar
Obeziteti në rrethana të caktuara mund të përbëjë aftësi të kufizuar. Vendimi është marrë nga gjykata më e lartë e Bashkimit Europian, ajo e drejtësisë, së cilës iu kërkua të shqyrtojë rastin e një bebisiteri mashkull nga Danimarka, i cili thotë se është shkarkuar nga puna pasi ishte mbi peshë.Gjykata argumentoi se nëse obeziteti pengon efikasitetin në punë, atëhërë mund të llogaritet si paaftësi. Vendimi i gjykatës është i detyrueshëm në të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Gjyqtarët thanë se mbipesha në vetvete nuk ishte një paaftësi, por nësë kufuizon një person në kryerjen e punës për një kohë të gjatë, atëherë këta persona duhet të mbrohen nga legjislacioni për aftësinë e kufizuar.E gjitha kjo nisi pas gjykimit të rastit të Karsten Kaltoft që peshon rreth 160 kg dhe punonte si babysiter. Ai thotë se është diskriminuar nga punëdhënësit e tij për 15 vjet pikërisht për shkak të peshës, por më pas edhe nga autoritetet lokale pasi i shkarkua katër vjet më parë.Autoritetet thanë se Kaltoft mbeti pa punë si pasojë e rënies së numrit të fëmijëve që kërkojnë kujdes, por vetë ai thotë se ka qenë pesha e tij ajo që e ka lënë pa punë. Duke folur për punën e tij me fëmijët, kaltoft tha se mund të ulet në dysheme dhe të luajnë me ta, pasi nuk ka preobleme të kësaj natyre. "Nuk e shoh veten si të paaftë, tha ai, duke shtuar se eshtë i shëndoshë, por mund të punojë shumë mirë.