Igor Lukshiç: Shqipëri-Mali i Zi, së shpejti marrëveshje për integrimin
Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Igor Lukshiç në një intervistë për emisionin “Ballkan Magazinë” me gazetaren Linda Karadaku ka deklaruar se së shpejti me Shqipërinë do të nënshkruhet një marrëveshje për integrimin europian dhe një marrëveshje për bashkëpunimin ekonomik.Po ashtu ministri Lukshic tha se Mali i zi e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut, edhe pse Serbia nuk e dëshiron një gjë të tillë.“Ne do te mbeshtesnim gjithashtu edhe nese Serbia deshiron te bashkangjitet ne ndonje moment sepse eshte ceshtje e sigurise dhe stabilitetit rajonal dhe asnjehere nuk eshte mjaftueshem ne investimin ne siguri dhe stabilitet rajonal. Keshtu qe ne e mbeshtesim plotesisht anetaresimin eventual te Kosoves ne A5.”Sa i rendesishem eshte takimi i Kartes se Adriatikut duke pasur parasysh se pati nje kerkese zyrtare per ti dhene Kosoves statusin e vendit anetar?Luksic: Per ne, takimi i A5 dhe nisma A5 eshte nje kontribut mjaft i rendesishem per stabilitetin dhe sigurine e rajonit dhe plus tregon se vendet e rajonit mund te punojne se bashku per te trajtuar sfidat me te reja aktuale te sigurise qe po marrin aktualisht shume vemendje ne bote. Per ne eshte e rendesishme te vazhdojme te punojme ne mekanizma bashkepunimi, te forcojme bashkepunimin brenda A5. Keshtu qe Mali i Zi eshte i hapur dhe mbeshtet zgjerimin e metejshem te kornizes se A5. Deri tani, kemi punuar ne kornizen e pese plus dy vende vezhguese dhe e mbeshtesim plotesisht anetaresimin e Kosoves ne nisme. Ne do te mbeshtesnim gjithashtu edhe nese Serbia deshiron te bashkangjitet ne ndonje moment sepse eshte ceshtje e sigurise dhe stabilitetit rajonal dhe asnjehere nuk eshte mjaftueshem ne investimin ne siguri dhe stabilitet rajonal. Keshtu qe ne e mbeshtesim plotesisht anetaresimin eventual te Kosoves ne A5.Po reagimi serb, duket qe nuk jane te kenaqur me kete?Luksic: Duket qe nuk jane te kenaqur me kete, por ne te njejten kohe ne besojme se permes mekanizmave qe jane vendosur tashme, dy palet mund te negociojne edhe me tej dhe te gjejne kompromisin e pershtatshem permes skemes se kesaj marreveshje qe eshte arritur tashme per pjesemarrjen e Kosoves ne nisma rajonale. Ne besojme se formula ekziston, por eshte e rendesishme qe te gjitha palet ne A5 te bien dakord me ate qasje. Shpresoj se ne muajt qe vijne do te zgjidhet sepse ne besojme se eshte e rendesishme qe Kosova te jete nje pjese e plote e Kartes se Adriatikut.Sa e rendesishme eshte te bashkepunohet kunder ISIS?Absolutisht po, eshte dicka per te cilen ne punojme ne rajon, ka nje bashkepunim te vazhdueshem, te permiresuar. Ka shkembim informacionesh dhe te gjitha vendet jane duke ripare legjislacionin respektiv per tu siguruar qe pjesemarrja ne luftrat e huaja te konsiderohet e paligjshme, por jo thjesht pjesemarrja ne luftrat e huaja, por edhe qe te gjithe aktivitetet e tjera qe te cojne ne pjesemarrjen ne luftrat e huaja te konsiderohen te paligjshme. Ne Malin e Zi, ne kemi ripare tashme kodin penal dhe jane bere disa amendime se fundi, ne sigurisht shpresojme se te gjitha vendet do ti bashkohen perpjekjeve per tu siguruar qe rezoluta e OKB-se te zbatohet plotesisht ne rajon, por eshte gjithashtu e nevojshme qe ne nivelin operativ te vazhdojme te punojme bashke. Eshte vertete e rendesishme dhe mendoj qe vendet e rajonit kane treguar tashme shume vullnet dhe pjesemarrje aktive ne luften kunder terrorizmit.Dhe ju po merrni asistence amerikane sepse eshte partneritet midis SHBA-ve dhe vendeve te Kartes se Adriatikut. Cfare lloj ndihme po merrni?Luksic: Lloje te ndryshme asistence...Si pershembull...Luksic: Si pershembull, programi know how transfer, po keshtu bashkepunim ne bashkerendimin e perpjekjeve ne rajon per te arritur nder-veprimin e forcave tona te armatosura, nivelin e pershtatshem te nder-veprimit, ne menyre qe ne, ne nje moment, te ftohemi per tiu bashkangjitur NATO-s. Ne sigurisht shpresojme qe vitin e ardhshem, nga fundi i vitit 2015, do te kete nje diskutim te ministrave, sipas vendimit te samitit te Wellsit dhe ne shpresojme se Mali i Zi do te bashkohet per tu bere anetare e NATO-s. Prandaj A5 dhe bashkepunimi me Shtetet e Bashkuara si nje partner strategjik eshte vertete mjet jetik per te plotesuar synimin tone strategjik per tu bere anetare te NATO-s.Dhe pyetja e fundit. Lidhur me marredheniet tuaja me Shqiperine, ambasadori juaj na tha me pare se dy vendet kane marredhenie te shkelqyera. Ne kuptimin e bashkepunimit, a ka ndonje ceshtje specifike ne diskutimet tuaja ne Tirane?Jo. Ka nje numer gjerash per te cilat po punojme, tha ministri i jashtem malazez duke theksuar rendesine e nenshkrimit te marreveshjes per njohjen e ndersjelle te patent-shoferit. Luksic tha se kjo eshte nje marreveshje shume praktike dhe e rendesishme. Luksic tha se sa me pak barriera te kete, barriera praktike, aq me te afert do jene dy popujt. Ministri malazez konfirmoi se se shpejti do te nenshkruhet edhe nje marreveshje me Shqiperine per bashkepunimin ne integrimin evropian dhe marreveshje per bashkepunim ekonomik.Luksic: Ka nje numer te madh nismash qe e transformojne marredheniet e shkelqyera politike ne bashkepunim ne fusha te ndryshme. Ka plot mundesi, mirekuptimi i ndersjelle eshte i dukshem dhe keshtu qe po punojme bashke.