Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Turqi, Ahmetaj-Zejbekçi: Tregti e lirë

Shqipëria dhe Turqia tashmë do të realizojnë tregti të lirë midis dy vendeve çka përkthehet në eleminim të barrierave doganore. Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj pas një takimi me ministrin e Ekonomisë të Republikës së Turqisë Nihat Zeybekci bëri me dije se tashmë është rënë dakort që dy vendet të zhvillojnë tregti të lirë në sektorin e shërbimeve dhe të investimeve ndërkohë që gjatë 2015 tregtia e lirë do realizohet edhe për buqësinë.“I kam theksuar ministrit Zejbekçi që bashkëpunimi ynë të thellohet dhe sapo ramë dakord që të zgjerojmë në fushën e shërbimeve dhe të investimeve marrëveshjen për tregtinë e lirë që konsiderohet një hap shumë i mirë në hapjen e dyanshme qoftë të tregut turk për kompanitë shqiptare qoftë për tregun shqiptar të kompanive turke. Ministeri Zejbekci dhe unë besojmë se gjatë vitit 2015 mund të punojmë për ta zgjeruar marrëveshjen edhe në fushën e bujqësisë”, tha Ahmetaj.Ministri Turk Nihat Zeybekci vlerësoi bashkëpunimin ekonomik por kërkoi intesifikim të tij në të ardhmen.Aktualisht në Shqipëri operojnë rreth 300 kompani turke.“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë janë shumë të mira. Vëllimi tregtar këto 10 vite, sidomos vitet e fundit është rritur ndjeshëm. Në Shqipëri operojnë rreth 300 kompani të cilat kanë investuar 1 miliardë dollarë. Marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve tona duhet të shtrihen akoma më shumë. Ne si Turqi inkurajojmë investitorët tanë të vijnë në Shqipëri, pasi e shohim vendin tuaj si një vend mik dhe partner në Ballkan. Ne ramë dakord për një marrëveshje të rëndësishme miqësi pa kufi, tregti pa kufi. Jemi miq të mirë dhe vëllezër të mirë , por duhet partneritet edhe në ekonomi”, i shpreh Zejbekçi.Ministri turk gjatë qëndrimit një ditor në Shqipëri zhvilloi takime edhe me kryeministrin Edi Rama ministrin e Infrastrukturës Edmond HAXHINASTO si dhe me Ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri.