Vrau balerinën, prokuroria kërkon burg për jetë për Artur Kuliçin

Prokuroria e Tiranë kërkoi sot burgim të përjetshëm për Artur Kuliçin, i cili akuzohet për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” me pasojë vdekjen e  Sonila Dervishi (Tafa), ngjarje e ndodhur në 05.04.2013, në një lokal nate, në periferi të Tiranës.

 "Gjatë gjykimit ka rezultuar se i pandehuri, i cili është hetuar me masë sigurie “arrest në burg” në mungesë”, pas një konflikti në ambjentet e lokalit fizik me disa shtetas të tjerë, në shenjë hakmarrje, ka pritur sapo personat kundërshtarë kanë dalë nga lokali dhe u ka qëlluar me armë zjarri në oborrin e ambjentit. 

Nga të shtënat ka mbetur e vdekur shtetasja Sonila Tafa, si edhe është plagosur shtetasja R.K, të cilat nuk ishin objektiv i sulmit me armë nga i pandehuri" thuhet në njoftimin e policisë. Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar me një automjet, i cili më pas është gjetur në shtëpinë e një mikut të tij.

 Nga ky moment, autori Artur Kuliçi është larguar dhe nuk është bërë i mundur ndalimi i tij.