Përplasje në Udënisht, banorët takohen me përfaqësues të Ministrisë e PD

Vazhdon të jetë e nxehtë situata në Udënisht të Pogradecit, ku banorët që preken nga ndërtimet përgjatë vijës liqenore, nuk pranojnë vlerën e dëmshpërblimit të përcaktuar për objektet me leje në pronësi të tyre.Sot në Udënisht shkuan dhe tre përfaqësues të Ministrisë së Turizmit të thirrur nga kryekomunari Durim Toska për të sqaruar banorët rreth projektit.Banorët kanë pasur përplasje me policinë gjatë takimit, ku për një moment nuk lejuan as përfaqësuesit e Ministrisë së Turizmit të iknin nga takimi.Më vonë me protestuesit është takuar Ervin Salianji, koordinatori për denoncimet në Partinë Demokratike, i cili mbështeti banorët dhe akuzoi qeverinë se po vepron si një bandë për të vjedhur pronat e qytetarëve të ndershëm.“Qeveria të shpjegojë pse po ua prish shtëpitë qytetarëve kur nuk i kap rruga e projektit të vijës liqenore” tha Salianji, i cili shtoi se banorët e Udënishtit meritojnë të sqarohen, pasi nuk janë armiq të shtetit.Pavaresisht takimit, banoret nuk mbetën të kenaqur pasi sipas tyre nuk iu dha asnjë zgjidhje kërkesave të tyre.Një pjesë e banorëve janë kundër projektit të qeverisë,ndërsa ata që janë dakord duan shpronësim me cmimin e tregut.