Indi, femija mbahet si skllav i lidhur sepse prindërit s'mund të paguanin borxhin
Një djalë 9-vjeçar i uritur , i rrahur dhe i lidhur është mbajtur si skllav në një oborr pasi prindërit e tij nuk mund të shlyenin një borxh.Fotografitë që u shfaqen në mediat lokale e tregojnë fëmijën e paidentifikuar të lidhur në një shtyllë metalike me krahët e lidhur sipër kokës së tij, vetëm në oborr jashtë në New Delhi.Policia lokale nuk ka pranuar të komentojë mbi fotot, por tha se ata ishin aktualisht në kërkim të një personi të dyshuar i cili kishte dhunuar fëmijën duke e mbajtur si skllav pasi prindërit e tij nuk ishin në gjendje për të paguar një borxh.Praktika e marrjes së fëmijëve tëlidhur, si një garanci kundër prindërve që nuk paguajnë një borxh është bërë gjithnjë e më e zakonshme, pavarësisht faktit se kjo gjë është e paligjshme në Indi.Kjo është pak më shumë se puna e skllevërve , me fëmijët të cilët punojnë shpesh me orë të pacaktuara në fabrika e ferma.Fqinjët e kanë liruar djalin e vogël pasi e kanë dëgjuar të ulëriste, si dhe kanë qëlluar me shkop personin që po e rrihte, duke e ndjekur atë jashtë dhe më pas kanë thirrur policinë.Por policia tha se kur e kishin kërkuar personin në shtëpinë e tij në qytetin e Ghaziabad pranë kufirit me New Delhi, ai dhe familja e tij ishin zhdukur .Indian Express ka thënë se fotografitë ishin marrë nga fotografi i saj i cili ishte në këtë zonë , dhe konfirmuan se ishin të vërteta .