Historia e zv/ministres Bejko merr dhenë, tërheq vëmendjen e mediave të huaja

Shkakrimi i zëvendësministres së Mjedisit, Diana Bejko, për shkak se kishte disa fatura energjie pa paguar, ka marrë dhenë publikon The New York Times dhe po qarkullon edhe në mediat e huaja.Associated Press dhe The New York Times e kanë pasqyruar lajmin e zvëndësministres Bejko.Mediat e Huaja, AP dhe NYT shkruajnë se ky vendim vjen në një kohë kur qeveria e Shqipërisë po përpiqet që të bindë qytetarët që të paguajnë borxhet e prapambetura të energjisë.Bejko nuk ka komentuar lajmin.Dy kompanitë përgjegjëse për energjinë në vend, raporton AP, kanë raportuar plot 550 milionë dollar humbje këtë vit, shumica për shkak të faturave të papaguara.Rreth 600 mijë konsumatorëve iu është ndërprerë energjia për shkak të faturave të papaguara gjatë vitit të shkuar, shkruan AP.(Shkrimi i publikuar më 17 dhjetor 2014 në NYT)diana bejko