Mashtrim për azil në Gjermani, 600 qytetarë dynden drejt Vlorës
Vlore-Dyshimet për një azil masiv të qytetarëve shqiptarë në shtetin gjerman, detyroi policinë e shtetit të bllokojë punën në Portin e Vlorës, përrreth 30 minuta. Të gjithë pasagjertë të ndarë në 12 autobusë me linjën Vlorë-Brindizi I janë nënshtruar një kontrolli të rreptë, ndërsa minisria e Brendshme nxitoi tu bëjë apel të gjithëve se cdo përpjeket për të këkruar azil në mënyrë abusive në vendet e BE është I papranueshëm pasi Shqipëria konsiderohet një vend I sigurt.Agim Muça, pronari i agjencisë së udhëtimit, para se të ndalohej nga policia u shpreh se puna në port u bllokua pas dezinfomimit se të gjithë ata që po niseshin nga Vlora për në Gjermani do të këkronin azil ekonomik.Vetë pasagjerët që thonë se po shkojnë drejt Italisë për festa përjashtojnë në mënyrë kategorike që udhëtimi të jetë për të kërkuar azil në ndonjë nga vendet e BE.Përfaqësuesit e ministrisë së Brendshme të mbëritur nga Tirana pas lajmit se shumë azilkërkues po niseshin nga ky port ka shtuar kontrollet.Ministria njofton se të gjithë qytetarët që nuk do të përmbushin kriteret e kërkuara nga ligji nuk do të lejohen të kalojnë kufirin pavarësisht posedimit të një bilete./Oranews.tv/