Gjosha i uron festat fëmijëve që kanë probleme me dëgjimin

Sipari i festave të fundvitit u ngrit edhe në institutin e fëmijëve të cilët kanë probleme me dëgjimin.Në një atmosferë festive fëmijët kanë mirëpritur mamanë më të re të qeverisë ministren e integrimit Klajda Gjosha, e cila rreth dy muaj më patrë solli në jetë djalin e saj Luisin.Pasi shijoi performancën e fëmijëve ministja Gjosha u uroi festa dhe vit të mbarë.Aktiviteti i organizuar nga instituti i fëmijëve në nevojë në bashkëpunim me institutin e fëmijëve që kanë problem me dëgjimin dhe zgjati rreth një orë ku fëmijët kënduan dhë kërcyen nën ritmet e këngëve festive.Disa ditë më parë ky institute u vizitua edhe nga ministrja e Inovacionit Milena Harito e cila dhuroi për ta tableta në mënyrë që tu lehtësonte komunikimin.