Tiranë, vrasja e dyfishtë në Selitë mund të mos jetë një grabitje
Tirane- Vrasja e dyfishtë në Selitë mund të mos jetë një grabitje.Burime të policisë së Tiranës bëjnë të ditur për Ora News se ka shumë dyshime se Adnan Luli dhe Ervin Shaba, përkatësisht 22 dhe 26 vjeç nuk kanë qënë në banesën e Flamur Ymerit për të grabitur.Për shkak të disa dyshimeve grupi hetimor ka riekspertuar vendin e ngjarjes. Ekspertët e kriminalistikës dhe prokurorë janë rikthyer në banesën e Flamur Ymerit për të fiksuar të tjera prova në vendin e ngjarjes dhe për të bërë një ballafim me ato që ka deklaruar në polici pronari i banesës.Mësohet se gjatë riekspertimit është gjetur dhe një gëzhojë, e cila nuk korrespondon me të njëtën armë që Flamur Ymeri pretendon se ua ka marrë dy personave që hynë në banesën e tyre dhe i ka vrarë ata.Fakti që pronari i banesës rezulton të jetë person me precedent penalë ka shtuar më tej dyshimet kemi të bëjmë me një hakmarrje të mundshme dhe se dy të rinjtë nuk kishin shkuar në banesë për të grabitur.Një tjetër hije dyshimi hedh dhe fakti se vrasjet dyshohet të kenë ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit ndërsa pronari i banesës ka njoftuar policinë rreth 5 orë më vonë. Ky fakt hedh dyshime se mund të jetë ndërhyrë në provat dhe skenën e vendit të ngjarjes. Do të jetë riekspertimi që do të hedhë dritë për të zbuluar ngjarjen e rëndë.Ndërkaq mësohet se dy viktimat janë banorë të lagjes ku jetonte dhe Flamur Ymeri, por nuk rezultojnë në skedat e policisë të jenë persona me precedentë penalë.[caption id="attachment_437964" align="alignright" width="655"]
Në foto Banesa e Flamur Ymerajt ku ndodhi grabitja dhe viktima Ervin Shaba[/caption]/Oranews.tv/