Korrupsioni i hapur në masë, policia rrugore më e korruptuara
33 % e qytetarëve shqiptarë mendojnë se korrupsioni në policinë e shtetit është I hapur në masë.Ndërkohë që shërbimi më I korruptuar në këtë institucion vlerësohet policia rrugore.Këto të dhëna janë bërë publike në një studim të Institutit për Demokraci dhe Ndrëmjetësim.Korrupsioni në policinë e shtetit është i përhapur në masë. Reth 33 % e qytetarëve shqiptarë kanë dhënë këtë vlerësim për uniformat blu.Mënyra më e përhapur e korrupsionit në polici vlerësohet të jetë dhënia e një rryshfeti ndërsa shërbimi më i korruptuar vlerësohet policia Rrugore.Drejtori ekzekutiv i IDM Sotiraq Hroni ka deklaruar se të dhënat e këtij studmi janë perceptimi I qytetarëve .“Mësazhi ime është që tashme duhen parë gjerat jo thjesht individësh, por duhet parë cështja shumë më thellë në aspektin organizativ.”Zv.ministri i Brendshëm Ilir Mustafaraj pranoi të dhënat e studimit por sipas tij ka përmirësim sidomos në besimin e publikut te policia. Ndërkohë që premtoi se cdo polic do të pajiset me kamera të të shmangur korrupsionin.“Patrullat e policisë për instalimin e kamerave duke synuar nga njëra anë evitimin total të korrupsionit dhe nga ana tjetër mbrojtjen e qytetarit dhe kapcitetin tonë për të provuar cdo ankesë, por do punojë kur cdo punonjës policie të ketë në trupin e tij kamer”