Shkatërrohet banda e drogës e prostitucionit, drejtohej nga 2 dy familje shqiptare
Policia italiane shkatërron një bandë krimale shqiptare të trafikimit të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit.12 persona kanë rënë në pranga, mes tyre dhe një shtetas italian.Policia italiane kishte nisur hetimet ndaj grupit të strukturura kriminal në prill të këtij viti, pas një seri tentativash për grabitje të prostitutave të reja nga Evropa Lindore.Policia italiane ka sekuestruar gjithashtu dhe 900 kg drogë, kryesisht marijuanë dhe një pjesë e vogël kokainë.Të arrestuarit mes moshave 21-51 vjeç janë vëllezërit dhe kushurinjtë nga familjet shqiptare Sulaj dhe Fejzullau, ndërsa italiani i vetëm mes shqiptarëve është 48-vjeçari nga Palermo, Salvatore Giallombardo.Në 14 Maj të këtij viti, policia kishte sekuestruar 40 euro marijuanë në Fiumicino, me një vlerë rreth 1 milion e 200 mijë euro.Prostitutat e identifikuara si viktima janë gjashtë, katër shqiptare dhe dy marokene. Sipas hetimeve të policisë ato ishin të detyruara tu dorëzonin tutorëve të tyre 100 euro në ditë, ose 200 në javë, plus përqindje nga fitimet e tyre.Nga hetimet rezulton se prostitucioni shpesh nuk ishte i detyruar për to, megjithatë mbetet shfrytëzim pasi ekzistojnë dëshmi nga përgjimet ku vajzat në fjalë kanë kërkuar të pezullojnë aktivitetin e tyre gjatë periudhës së shirave në Itali, por kanë marrë përgjigje të prerë negative.Zonat e kontrolluara nga banda, të "trashëguara" nga gjeneratat e mëparshme të të njëjtës familje, me veprimtari kriminale, janë rruga “Purple Theodosius” në Milano, në mes të “Bresso” dhe “Carpiano” si dhe përgjatë rrugës “Binasca”.Nga ana e policisë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në rrjet.