Investimet kineze, sektori minerar në Kukës tërheq vëmendjen e sipërmarrësve

Vëmendja e investitorëve kinezë në Shqipëri po konkretizohet çdo ditë e më shumë. Pasuritë e nëntokës në Kukës kanë tërhequr vëmendjen e tyre dhe pritet të nisin projkete kronkrete që do të zbusin dhe papunësinë në këtë zonë.Kukës - Investimet kineze kanë mbërritur në Kukës. Është sektori minerar ai që ka tërhequr vëmendjen e sipërmarrësve kinezë.Themelet janë hedhur me një memorandum bashkëpunimi të firmosur mes kryebashkiakut të Kukësit, Hasan Halilaj dhe nënkryetarit të konferencës konsultative Politike Popullore, Zhang Xuewe.Ky bashkëpunim do vijojë me projekte konkrete në zhvillim të ekonomisë dhe në investime të përbashkëta në të ardhmen.Delegacioni kinez zhvilloi takime në Kukës me drejtues së Dhomës së Tregtisë, drejtues të sektorit të bujqësisë, pyjeve dhe atij minerar./Oranews.tv/