Raporti: 66 gazetarë të vrarë për 2014, kryeson Siria me 15 viktima
Reporterët pa Kufij kanë publikuar raportin për lirinë e shtypit në botë, sipas së cilit 66 gazetarë janë vrarë gjatë punës së tyre që nga fillimi i vitit 2014.Raporti thotë se 119 gazetarë janë rrëmbyer gjatë këtij viti, 35 përqind më shumë se viti i kaluar dhe 40 gazetarë janë kapur peng.Organizata me seli në Paris kishte vënë banera të mëdhenj në qendër të kullës Efeil me të dhënat e raportit dhe në një tjetër poster kishte publikuar emrat e të gjithë gazetarëve të marrë peng në të gjithë botën, përfshirë edhe James Foley, i cili u ekzekutua me prerje koke nga militatët e Shtetit Islamik në muajin gusht.Kristof Deluah, Sekretari i Përgjithshëm i Reporterëve pa Kufij, tha se të gjithë do të kujtojnë ekzekutimet e gazetarëvë amerikanë në vitin 2014, por 66 të tjerë janë vrarë duke kryer detyrën e tyre në mbarë botën.Kjo do të thotë se që nga viti 2005, në 10 vjet, 720 gazetarë janë vrarë në të githë globin. 33 nga 119 gazetarët e rrembyer gjatë këtij viti, sipas raportit, kane qenë në Ukrainë.Vendi më vdekjeprurës për gazetarët gjatë këtij viti është Siria me 15 viktima, e ndjekur nga Palestina ku janë vrarë 7 gazetarë, në Ukrainë 6 dhe në Irak 4 gazetarë.Eritrea është vendi ku janë burgosur më së shumti gazetarë dhe numri shkon në 30, më pas vjen Kina me 29, kurse Irani gjatë këtij viti ka arrestuar 19 gazetarë.