Pogradec, banorët sërisht në protestë kundër INUK

Pogradec- Vazhdon protesta e banorëve të Udënishtit në qytetin e Pogradecit kundër aksionit të INUK. Rreth orës 11:00 banorët kanë tentuar të bllokojnë rrugën nacionale Lin-Pogradec. Policia nuk i ka lejuar banorët të bllokojnë rrugën duke i larguar nga aksi. Disa prej banorëve mbanin në duar pankartat ku shkruhej “Kryeministër na ndihmo”. Banorët nuk janë të kënaqur me çmimin e shpronësimit dhe kundërshtojnë prishjen e banesave.