Zhvlerësohet rubla ruse, arrin nivelin më të ulët historik
Rubla ruse ra në një nivel tjetër historik sot, megjithë përpjekjet emergjente nga Rusia për të ndihmuar monedhën nga rënia e shpejtë.Në një lëvizje të papritur të hënën në mbrëmje, Banka Qendrore e Rusisë rriti dramatikisht normat e interesit nga 10.5 përqind në 17 përqind.Lëvizja erdhi pasi monedha ruse shënoi rënien më të madhe në një ditë që nga kriza financiare e Rusisë në vitin 1998.Për një moment gjatë ditës së sotme, rubla arriti pikën më të ulët duke u shkëmbyer 80 rubla me një dollar dhe 100 me një euro.Gjatë këtij viti rubla ka humbur 60 për qind të vlerës së saj dhe rënia spirale e monedhës ruse ka filluar të shkaktojë shqetësime mes qytetarëve.Kremlini është përpjekur t'i sigurojë qytetarët rus se zhvlerësimi do të jetë i përkohshëm dhe se rubla do të rimarrë vlerë.Por paqëndrueshmëria e rublës nuk pritet të marrë fund së shpejti. Banka Qendrore ruse tha dje se inflacioni pritet të arrijë në 11.5 për qind gjatë tremujorit të parë të 2015.