Lushnje, e këshillojnë të mos rrahë të fejuarën, plagos motrën dhe të shoqin
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Shën e Premte, në afërsi të Divjakës, orët e para të mëngjesit të sotëm, 17 dhjetor 2014.30-vjeçari Gëzim Garruli, ka hyrë në shtëpinë e së motres së tij Shkurte Balla dhe ka plagosur me arme zjarri tip pistoletë të motrën dhe bashkëshortin e saj Fiqiret Balla.[caption id="attachment_437335" align="aligncenter" width="655"]
Ne foto Fiqiret Balla, i cili u plagos nga kunati i tij Gëzim Garruli[/caption]I riu kishte shkuari tek e motra për darkë, por biseda rreth fejesës, duket se ka irrituar 30-vjeçarin, pasi çifti Balla i kërkoi të mos keqtrajtonte të fejuarën.Në të gdhirë të së mërkurës, debati duket se është ndezur sërish, ku Gëzim Garruli nuk ka hezituar të qëllojë mbi të motrën dhe bashkëshortin e saj, disa herë me pistoletë.Aktualisht Shkurte Balla, 42 vjeçe, është në gjendje të rëndë në spitalin e Traumave në Tiranë, pasi plumbat i kanë prekur disa organe jetësore dhe mjekët po përpiqen ta mbajnë në jetë, ndërsa bashkëshorti i saj ka marrë nje plumb në trup, por është jashtë rrezikut për jetën.Policia e Lushnjes ka shpallur në kërkim 30 vjecarin Gëzim Garruli që është larguar nga vendngjarja menjëherë pas krimit.