Komisioni i Ekonomisë refuzon kreditë pa miratim të Kuvendit

Huamarrja pa miratimin e Kuvendit ka shkaktuar debate në komision e Ekonomisë dhe të Financave.Kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ka kundërshtuar kërkesën e Ministrit të Financave pasi sipas tij ndryshimet  ligjore  kanë dy standarde përsa i përket respektimit të nivelit të borxhit publik.Por Ministri i Financave ka premtuar se nuk do të cënohet niveli i borxhit publik.Cani: Jemi shumë të qartë në atë që kërkojmë se ne nuk kemi të drejtë as sot dhe nuk e kërkojmë as nesër që të marrim hua mbi kufirin e vendosur në buxhetin e vitit,të themi për rastin konkret 2015.Braçe: Zoti Ministër më vjen keq nëse nuk kuptoni, po këtu thuhet se në rast se tejlkalohen kufizimet e ligjit për buxhetin vjetor bëhen nga Kuvendi. Pra ka dhe një rast kur tejkalohet niveli i kufirit vjetor të borxhit. Dhe pikërisht kur ndodh kjo, ju kërkoni që kjo të behët me vendim të Kuvendit, të ratifikohet në Kuvend. Edhe instrumetat thoni këtu.Pra borxhin e brendshëm dhe të jashtëm për sa kohë respekton kushtet e përcaktuara. Pra ka të drejtë të vihen kontratat e huamarrjes apo të emëtojë instrumentat e borxhit të brendshëm dhe të jashtëm. Dhe në rastin kur tejkalohet kufiri vjetor atëherë ju thoni ta bëjë Kuvendi.Cani:Atëherë ndodshta është çështje formulimi. Koncepti ynë është shumë i qartë. Ne nuk mund të marrim borxh përtej kufirit të përcaktuar në Kuvend.Ndërkohë që relatori i këtij projektligji Anastas Angjeli ka kërkuar menduimin e juristëve në lidhje me ndryshimet pasi ato cënojnë kushtetuten."Duke qenë se projektligji i akteve ligjore të miratuara deri më sot të projektit që vjen dhe Kushtetutës përmban ekuivoke dhe proklematika që mund të ndikojnë në cënimin e Kushtetutës është e nevojshme që Komisioni i Ekonomisë të marrë vendimin përfundimtar pasi të merret mendimi i specializuar i Komisionit për Çështjet Ligjore Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.", tha Angjeli.Debate në komision u shkaktuan edhe në lidhje me miratimin e normës së interesit.Përmes këtij projektligji, Qeveria kërkon të reduktoje kompetencat e Kuvendit ne miratimin e marrëveshjeve te huave ndërkombëtare.Ministria e Financave argumenton se marrja e kredive me vendim qeverie, i kushton me pak kohe shtetit shqiptar, e për rrjedhoje mund te përfitojë ne negocimin e normave te interesit, të cilat, ne tregjet ndërkombëtare, janë dinamike.Por ky ndryshim ligjor, pritet te ngjalle debat juridik, pasi ne Kushtetutë është e shprehur se çdo hua ndërkombëtare miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë.Huamarrja e qeverise ka qene gjithnjë objekt i debateve dhe diskutimeve nga ana e eksperteve, për shkak te kostos qe ajo ka ne buxhetet.