Rama merr mbështetjen e homologut kinez në Beograd, takon dhe Vuçiç
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka marrë mirëkuptim të plotë nga homologu i tij kinez Li Keqiang per nevojen qe Kina te rrise mbeshtetjen financiare ndaj Shqiperise dhe rajonit.Gjatë këtij takimi, Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën, si në rrafshin ekonomik dhe tregtar, ashtu edhe në atë kulturës dhe arsimit.Kryeministri Rama kërkoi nxitjen e bashkëpunimit në bujqësi dhe rritjen e investimeve kineze në energji dhe infrastrukturë.Kryeministri Li Keqiang vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyera dhe shprehu kënaqësinë për takimin e tretë brenda një viti me Kryeministrin shqiptar.Në emër të qeverisë kineze, Kryeministri Li Keqiang shprehu dëshirën për të rritur importet bujqësore nga Shqipëria, si dhe për të rritur investimet e kompanive kineze në prodhimin e energjisë dhe zhvillimin e infrastrukturës, që do të ndihmonte jo vetëm Shqipërinë, por edhe ndërlidhjen e vendit tonë me akset kryesore në Ballkan dhe Europën Juglindore.Rama ftoi Kryeministrin Li Keqiang për të vizituar Shqipërinë në një moment të afërt e të përshtatshëm. Nga ana e tij Kryeministri kinez lajmëroi zhvillimin e takimit të katërt mes krerëve të qeverive të 16 vendeve europiane dhe kreut të qeverisë kineze, takim që vitin e ardhshëm do të mbahet në Kinë.Kryeministri Rama eshte takuar me kryeministrin e Serbisë Alexander Vuçiç.
Rama vlerësoi rritjen e ritmit të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe theksoi rëndësinë e shtrirjes së këtij bashkëpunimi edhe në fushën e zhvillimit infrastrukturor rajonal.Takimi Rama-Vuçiç vjen një muaj pas vizitës së Ramës në Beograd, ku gjatë konferencës për shtyp dy Kryeministrat shkëmbyen polemika për Kosovën.Gjatë qëndrimit në Beograd, Rama do të ketë takime edhe me homologët të tjerë të vendeve të Europës Qendore dhe Lindore.Ndërkohë sot samiti mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendore dhe Lindore vijon ditën e dytë të punimeve në kryqytetin serb.Në ditën e parë të punimeve, kryeministri kinez Li Keqiang premtoi 10 miliardë dollarë për vendet e rajonit, për investime kryesisht në infrastrukturë.Edhe kryeministri shqiptar Rama foli gjatë samitit, duke u shprehur se investimet kineze do të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të rajonit.
